BE shpall vendimin zyrtar për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi vendimin zyrtar për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,(AA).

Në një deklaratë nga Këshilli i BE-së thuhet se blloku evropian mirëpret angazhimin e Shqipërisë për zbatimin e programit të reformës dhe se është vendosur unanimisht për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

Ndërkaq, siç thuhet në deklaratë, edhe Maqedonia e Veriut ka treguar vendosmëri për të zbatuar reformat e e BE-së.

“Duke pasur parasysh progresin e arritur, anëtarët e BE-së kanë vendosur të fillojnë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratën e Këshillit Evropian.

Ndryshe, ministrat e vendeve anëtare të BE-së dje në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme u pajtuan për fillimin e negociatave me këto dy vende.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Seehofer: Gjermanisë i duhet Huawei kinez për instalimin e rrjetit G5

Ministri i Brendshëm gjerman Hors Seehofer është i mendimit se vendi i tij në një afat të...

PD nxjerr shifrat: Si u manipulua pjesëmarrja në 30 qershor

Partia Demokratike ka nxjerrë sot shifra konkrete për të faktuar se si u manipuluan të dhënat për numrin e pjesëmarrësve në votime nga Komisioni...

Italia regjistron nivelin më të ulët të lindjeve në 100 vitet e fundit

Instituti Shtetëror i Statistikave të Italisë (ISTAT) ka njoftuar se niveli i lindjeve në vend ka regjistruar rënien më të shpejtë në 100 vitet...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...