Rritja rekord e çmimit të naftës, reagon Partia e Lirisë: Vendi po qeveriset nga një bandë mafioze, të ulen taksat! Nesër është vonë

Më datë:

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje qeverisë që të ulë taksat dhe të lehtësojë qytetarët nga kriza e ekonomike, ndërsa ka denoncuar rritjen rekord të çmimit të naftës.

Sipas tij, vendet fqinje e kanë së paku 25% më lirë se ne çmimin e naftës, e cila dje shënoi 245 lekë për litër, më shumë se çdo herë tjetër.

Ai tha se arsyeja se përse nuk ulet çmimi i naftës, është se vendi qeveriset nga një bandë mafioze.

“Rritja e çmimit të naftës, çmim i vendosur nga një bandë hajdutësh dhe mafiozësh. Pasqyra është çmimet në Maqedoni, Kosovë, dhe Mal të Zi, të cilët kanë mundësi shumë më të pakta se Shqipëria por kanë qeveri të përgjegjshme dhe jo një bandë mafiozësh.

Ulja e taksave zgjidhje, mundësia është në Kuvendin e Shqipërisë, prej 7 muajsh PL ka depozituar propozimi i projektligjit për heqjen e takës së qarkullimit dhe karbonit, mafia e ka bllokuar dhe nuk lejon as shqyrtimin e tij. E kanë bllokuar me urdhër politik. Duhet të reagojmë sa më parë, koha është sot, nesër është vonë për të gjithë”, tha Vasili.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...