Meta: Koha për ta ndëshkuar sektin e papërgjegjshëm, shpopullues dhe antikombëtar!

Më datë:

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulur ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si ‘i pafytyrë i Rilindjes’.

Meta përmes një reagimi theksoi se tashmë është koha që të ndëshkohet kjo qeveri e korruptuar.

REAGIMI I METËS
I pafytyri i “Rilindjes” kërkon të fajësojë Bashkimin Europian dhe vendet e zhvilluara për shpopullimin e qëllimshëm që ai me sektin e “Rilindjes” i kanë bërë vendit tonë duke goditur shtresën e mesme, intelektualët dhe profesionistët në radhë të parë, me demotivimin financiar dhe moral.

Ndaj Shqipëria është e fundit në rajon për nivelin e pagës të arsimtarëve, pedagogëve, mjekëve, infermierëve dhe intelektualëve.

Sepse të ardhurat që duhet të shkojnë për të rritur pagat e tyre dhe përmirësuar kushtet e punës vidhen nga Edvin Rama përmes aferave si inceneratorët, koncesionet, PPP, tenderat sekretë dhe çmimet më të larta në Europë të karburanteve.

Koha për ta ndëshkuar këtë sekt të papërgjegjshëm, shpopullues dhe antikombëtar!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...