Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Më datë:

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në një takim zyrtar në Tiranë, homologun e tij italian, Matteo Piantedosi. Takimi është në kuadër të forcimit të partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.

Gjatë takimit, të dy ministrat vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, të mbështetura mbi lidhje historike, kulturore, ekonomike dhe njerëzore, si dhe riafirmuan angazhimin e përbashkët për forcimin e Partneritetit Strategjik mes dy vendeve.

Ministri Lamallari shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Italisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar rolin aktiv të Romës në mbështetjen e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor. Ai nënvizoi se, në kushtet e sfidave aktuale gjeopolitike, uniteti dhe solidariteti ndërmjet Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit mbeten thelbësore për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit.

Në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi në fushën e policisë dhe sigurisë, menaxhimit të migracionit dhe kontrollit kufitar.

Të dy ministrat vlerësuan rolin e komunitetit shqiptar në Itali dhe të qytetarëve italianë që jetojnë e investojnë në Shqipëri, duke e konsideruar këtë urë njerëzore si një element kyç në afrimin e mëtejshëm mes dy vendeve. Në këtë kuadër, u evidentua edhe rëndësia e ruajtjes dhe promovimit të kulturës arbëreshe në Itali, si pjesë e trashëgimisë së përbashkët historike dhe kulturore.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar nivelin e lartë të dialogut politik dhe bashkëpunimit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hoxha e Konjufca diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vëndeve

 Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

AZHBR: Mbështetje deri në 500 mijë lekë për mekanizimin e fermave bujqësore dhe blegtorale

Skema Kombëtare në Bujqësi për vitin 20026 ofron mbështetje...

Shpëtimi i dy turisteve, Lamallari: Reagim i shpejtë dhe punë shembullore e Policisë

https://www.facebook.com/watch/?v=2057307758505457 https://www.facebook.com/watch/?v=2057307758505457 ​Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari reagoi sot...

Miratohen ndryshimet në ligjin për SHISH dhe dy projektrezoluta

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e...