Rindërtimi në Shijak/ 16 familje hyjnë në shtëpitë e reja, kryeministri Rama u dorëzon çelësat

Më datë:

Kryeministri Rama ishte sot në fshatin Vlashaj të Shijakut, ku dorëzoi çelësat e banesave të reja, që ishin pjesë e rindërtimit, disa familjeve.

Rama shoqërohej nga kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana dhe nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Në Vlashaj hynë në shtëpitë e reja 16 familje.

“Nga loti i dytë i banesave individuale janë ndërtuar 21 banesa. Në fshatin Vlashaj, 16 banesa kanë mbaruar dhe 5 prej tyre kanë marrë fondin për ta rindërtuar vetë”, u shpreh kryetari i bashkisë, Elton Arbana.

Programi i Rindërtimi ka zgjidhur për një pjesë të madhe të familjeve edhe problemin e strehimit, pasi sipas parashikimeve që bën ligji, janë trajtuar me banesa të veçanta edhe shumë raste të bashkëjetesës së dy familjeve nën një strehë.

“Janë mbi 2500 banesa individuale, të kombinuara ndërtim dhe pagesë e plotë për qytetarët, siç premtuat para vitit të ri që deri në maj do jenë 2500 banesa individuale të ndërtuara ose të paguara”, tha ministri Ahmetaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...