Reshje floriri në Australi

Më datë:

Përplasja e një meteoriti në Tokë mund të ketë shkaktuar reshje floriri për një periudhë në Australi. Eventi ka ndodhur rreth 100 mln vjet më parë në pjesën perëndimore të saj dhe gjurmët e përplasjes janë gjetur në një krater me diametër 4 km, deri tani i panjohur për komunitetin shkencor.

Zbulimi është publikuar në revistën shkencore Meteoritics and Planetary Science nga një grup kërkuesish të Universitetit të Porto Rikos.

Kërkuesit ishin në kërkim të depozitave të arit dhe kanë vërejtur gjatë punës ndryshime të fushës gravitacionale tokësore, në afërsi të një zone rrethore të fshehur në peizazh.

Gërmimet kanë çuar më pas në provat dhe faktet e një përplasjeje antike shumë të fuqishme, aq sa shkriu edhe shkëmbinjtë dhe deformoi kristalet. Për momentin siti arkeologjik është titulluar Struktura e Impaktit Ora Banda, që do të thotë rrip floriri.

Krateret meteorike në Tokë janë të rrallë dhe ky i fundit i zbuluar është veçanërisht i rëndësishëm, pasi bëhet fjalë për të dytën strukturë impakti të konfirmuar. Aktualisht në Australi ekzistojnë 34 kratere të shkaktuar nga përplasje me meteoritë, me moshë që varion nga mijëra vite deri në 2.2 mld vite më parë, siç është krateri i Yarrabubba Crater.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përshkallëzohet protesta, makina e deputetit goditet me vezë dhe shkelma

Vazhdon revolta e qytetarëve kundër deputetëve të Kuvendit, pas...

Në vend të Klodiana Spahiut, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit

Kuvendi ka zgjedhur Evis Kushin në postin e nënkryetares...

Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon më 17 shtator, sulmon opozitën

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit...

Kryeministri Rama takon ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot në...