Rekord temperaturash, zbuloni vendet më të nxehta dhe më të ftohta në Tokë

Shkretëtirat e Lutit në Iran dhe Sonora në Meksikë (në kufi me SHBA) janë vendet me  temperaturat me të larta në sipërfaqen e Tokës, temperatura që arrijnë në 80.8 gradë Celsius, të regjistruara përkatësisht në verën e vitit 2018 dhe 2019.

Nga ana tjetër, temperatura më e ulët është regjistruar në 2016  në Antarktidë (-110,9 gradë). Ndryshimi më i madh i temperaturës në një ditë ishte 81.8 gradë Celsius – nga -23.7 në 58.1 dhe u regjistrua në 20 korrik 2006 në rajonin Qaydam të Kinës, në pllajën tibetiane, raporton abcnews.al

Rekordi për temperaturën më të lartë  është regjistruar gjithashtu në  Death Valley, Kaliforni, 56.7 gradë më 10 korrik 1913. Më shumë se 11,000 stacione meteorologjike  në të gjithë botën regjistrojnë temperatura në hije në rreth një metër e gjysmë mbi tokë.

Sidoqoftë, zona të shumta të planetit tonë nuk kanë  matës të tillë dhe temperaturat e sipërfaqes mund të llogariten vetëm me ndihmën e mjeteve satelitore. Temperaturat në sipërfaqe priren të jenë më të larta se ato të ajrit në të njëjtën zonë, veçanërisht kur bien rrezet e diellit (për të njëjtën arsye për shembull rëra në një plazh djeg më shumë sesa ajri).

Sipas studiuesve, mbetet e paqartë nëse ndryshimi i klimës ka ndikuar në rritjen e  temperaturave në sipërfaqen e Tokës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi