“Zhupa ngre alarmin për Sarandën: rendi i përkeqësuar dhe institucione të komprometuara”

Më datë:

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka ngritur nga foltorja e Kuvendit alarmin mbi sigurinë dhe rendin në Sarandë. Ajo tha se drejtori i Policisë bashkëpunon me krimin, duke iu referuar rastit të ndërtimit pa leje. Zhupa tha se kreu i Inspektoratit është arratisur.

“I gjithë Kuvendi e njeh dhe e ka përcjellë përmes mediave gjendjen e rëndë kriminale në Sarandë. U arrestua një shef komisariati dhe disa pjesëtarë të komisariatit, por ky parlament bën sikur nuk dinte asgjë. Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se vendi me kriminalitetin më të lartë është Saranda.

Po çfarë masash morët ju? Jo se ishte patronazhisti. A mund t’ju informoj juve se drejtori i Policisë Bashkiake atje është një i shkarkuar dhe akuzuar për korrupsion?!

Drejtori i Inspektoratit ka ikur në drejtim të paditur. Shkoi ministri dhe i mori në krah këta njerëz. Ata e kanë kthyer Sarandën në një skemë krimi të ngjashëm si Palermon e viteve 90.”, tha ajo

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

G7 – Trump planifikon bisedime me Zelensky në Francë

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se planifikon...

Parlamenti Evropian miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA

Parlamenti Evropian miratoi sot me shumicë votash, zbatimin e...

SPAK në aksion, goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës

SPAK ka njoftuar sot, më 16 qershor, se ka...

Hetime për vrasjen e Renis Dobrës, Prokuroria e Tirana në veprim

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunën fizike...