12.5 C
Tirana

Realme njofton lansimin e Realme UI 3.0 beta e hapur për Realme X3

Më datë:

Realme ka njoftuar se do ta lansojnë programin e hapur beta Realme UI 3.0 e bazuar në Android 12 për pajisjet Realme X3 në Indi, pajisja e cila kur kishte dalë në treg në qershor të 2020 kishte të instaluar Realme UI të bazuar në Android 10.

Ata që janë të interesuar për të provuar Android 12 dhe Realme UI 3.0 në pajisjet e tyre X3 mund të regjistrohen duke naviguar në Settings pastaj tek menyja Software dhe pastaj duke klikuar tek Trial Version dhe tani tek Aplly Now, pas kësaj mund t’i shkruajnë të dhënat e tyre që kërkohen nga ta. Pastaj ju mund ta pranoni Realme UI 3.0 beta nëse pranohet aplikimi i tyre, shkruan GSMArena, përcjell Telegrafi.

Por ta keni në mendje se pasi ky është vetëm një program beta, mund të ketë disa defekte që mund ta pengojnë përvojën e përdoruesit, kështu që më së miri është që të anashkalohet nëse ajo është pajisja juaj primare.

Nëse veç keni vendosur që ta provoni, sigurohuni se pajisja juaj X3 përdor “firmware” me versionin RMX2081 ose RMS 2081_11.C.14 dhe që ka të paktën 60 për qind bateri të mbetur e gjithashtu edhe 5GB hapësirë të lirë përpara se ta instaloni përditësimin e hapur të programit beta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...