WhatsApp njofton risitë e reja, ju vendosni se kush do t’iu shohë nëse jeni online

Më datë:

WhatsApp ka njoftuar disa të reja, të cilat do të vihen në përdorim së shpejti.

Këto risi përfshijnë mundësinë që ju të fshihni statusin ‘online’, si edhe mundësinë për të dalë nga grupet e WhatsApp pa e vënë re personat e tjerë që janë në grup.

Njoftimi për largimin tuaj do t’i shkojë vetëm administratorit të grupit.

Risia tjetër është mundësia për të fshehur informacionin e herës së fundit që kenë qenë online në WhatsApp me disa kontakte specifike. Kjo risi ju lejon që ju të bisedoni në WhatsApp, ndërkohë që dukeni sikur ju jeni jashtë linje.

Ky opsion i ri ju lejon që të vendosni se me cilat prej kontakteve dëshironi të fshihni statusin online dhe me cilët jo. Ju mund t’i ndërroni kur të dëshironi dhe në çdo kohë kontaktet që doni t’iu fshihni statusin online.

Takimi pas tensioneve në veri të Kosovës, çfarë pritet nga ballafaqimi Kurti-Vuçiç në Bruksel

Risitë e reja të WhatsApp u prezantuan nga Mark Zuckerberg, Themeluesi dhe CEO i kompanisë mëmë të WhatsApp-it Meta (më parë Facebook ), i cili tha se këto risi do të futen në përdorim gjatë këtij muaji

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“UNHERD” – Edi Rama: Protestat tregojnë një Shqipëri normale evropiane

Kryeministri Edi Rama i tha gazetarit të  medias britanike...

Alimehmeti: Qeveria, tender të ri 50 milionë euro për dializën

Drejtuesi i departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir...

Shkodër, arrestohen dy persona që transportonin mijëra fidanë kanabisi

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kutitë”,...

Osmani akuzon Kurtin: Vetëvendosja kërkon një president pa qëndrime

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur për takimet që ajo...