Reagim i përmbajtur i Zelenskyt për mbërritjen e tankeve ”Leopard 2”

Më datë:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar i përmbajtur ndaj raporteve se kancelari gjerman Olaf Scholz ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me tanke luftarake ”Leopard 2”.

“Shumë përpjekje, fjalë dhe premtime”, tha ai në fjalimin e tij të përditshëm video.

”Por, është e rëndësishme të shihet realiteti”, shtoi presidenti ukrainas.

“Nuk bëhet fjalë për pesë, as 10, as 15 tanke. Nevoja është më e madhe. Çdo ditë ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbushur deficitin. Dhe unë jam mirënjohës për të gjithë ata që na mbështesin në këtë”, shtoi ai.

Zelensky i ka kërkuar Berlinit prej muajsh që t’i ofrojë Kievit armë më të rënda për të mposhtur forcat ruse.

”Diskutimet për dërgimin e tankeve tani duhej të përfundonin me vendime. Vendimet për të forcuar me të vërtetë mbrojtjen tonë kundër terroristëve”, tha udhëheqësi ukrainas.

Pas javësh presioni në rritje ndaj Berlinit, qeveria gjermane ka vendosur të furnizojë Ukrainën me tanke luftarake ”Leopard 2”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Siguria në shkolla, Rama: Kamerat inteligjente njoftojnë policinë në kohë reale

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka...

Berisha denoncon PS-në: Ja kur do prezantojmë kandidatët tanë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën për...

Epidemia e Ebolës në Kongo, mbi 2,800 të vdekur dhe mijëra raste

Epidemia e virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos...

Operatorët në alarm, transporti publik rrezikon reduktim të flotës

Operatorët e transportit publik në vend paralajmërojnë reduktim të...