Itali, grevë kombëtare dhe protesta masive, Milano merr masa sigurie

Më datë:

Italia përfshihet sot nga protestat dhe greva e përgjithshme 24-orëshe.

Në disa qytete të vendit janë organizuar marshime nga sindikatat dhe grupet studentore, në shenjë kundërshtimi ndaj rritjes së kostos së jetesës, rënies së fuqisë blerëse dhe rritjes së shpenzimeve ushtarake.

Greva, e thirrur nga sindikata USB, përfshin punonjës të sektorit publik dhe privat, si dhe personelin shëndetësor. Megjithatë, në spitale do të garantohen shërbimet minimale dhe rastet urgjente. Nga Roma në Torino, nga Trieste në Bolonja, mobilizimi ka marrë forma të ndryshme.

Studentët në Bolonja kanë bllokuar  hyrjet e disa shkollave, ndërsa në Trieste rreth 500 protestues janë mbledhur pranë portit, duke mbajtur në duar pankarta kundër luftës dhe riarmatimit.

Më shumë se 20 mijë pojesëmarrës priten në Romë. Përballë mobilizimit masiv, autoritetet kanë vënë në gatishmëri forca të shtuara policore, për të garantuar, sic thonë, zhvillimin paqësor të protestave dhe për të parandaluar përplasjet.

Ndërkohë, greva ka shkaktuar edhe përplasje mes sindikatave dhe qeverisë, pasi ministri i Transportit, Matteo Salvini, kërkoi shtyrjen e saj, por organizatorët refuzuan të tërhiqen dhe konfirmuan protestën.

Në Milano sakaq, autoritetet kanë ngritur nivelin e sigurisë, nga frika e incidenteve dhe akteve të vandalizmit gjatë protestave.

Megjithatë, në marshimin kryesor prania e sindikatave, e shërbimit të organizuar të sigurisë nga vetë protestuesit, si dhe e forcave të shumta të policisë dhe karabinierëve, pritet të shërbejë si një pengesë për grupet që mund të tentojnë ta kthejnë këtë të premte në Milano në një tjetër ditë përplasjesh dhe dhune në rrugë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina përplaset me objektet anësore dhe përmbyset në Lezhë, lëndohet drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Manati, pranë...

Mesazhi i Kurtit për Beogradin: Është koha të ndryshojë qasja ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik...

Përplasje të forta në protestë, molotovë e gurë drejt policisë, hidhet gaz lotsjellë

Me gurë , molotov, mjete piroteknike, protestuesit kanë vijuar...

Përshkallëzohet protesta e studentëve, flakë kazanëve dhe tymuese para Ministrisë së Arsimit

Kanë nisur tensionet përpara Ministrisë së Arsimit. Protestuesit i kanë...