Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë, pritet vendimi për bojkotin

Më datë:

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, e cila pranoi kërkesën për sigurimin e padisë lidhur me pezullimin e bojkotit të avokatëve në seancat gjyqësore në Gjykatën e Posaçme.

Hapja e mbledhjes do të jetë e hapur për mediat, ndërsa diskutimet do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Në përfundim, Këshilli pritet të bëjë publik vendimin e tij për vijimin e bojkotit.

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, deklaroi se do t’i përmbahen vendimit të gjykatës dhe se kjo do të çojë në përfundimin e bojkotit.

“Jemi përpara një vendimi të marrë nga Apeli Administrativ që është pezulluar ecuria e bojkotit të marrë nga ky këshill. Ne i qëndrojmë këtij vendimi, nuk kemi marrë asnjë vendim të gabuar.

Nisur nga ky vendim do deklarojmë përfundimin e bojkotit, pasi jemi përballë vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit”, u shpreh Haxhia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta e dhunshme, Policia identifikon 52 persona të dyshuar

Policia e Shtetit ka identifikuar 52 persona të dyshuar...

Ministri Demo: Dhuna arriti nivele të paprecedenta, 347 persona të lënduar

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se në total...

BE reagon për protestat dhe çështjen Veliaj: Thelbësor një proces i drejtë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de...

Itali, grevë kombëtare dhe protesta masive, Milano merr masa sigurie

Italia përfshihet sot nga protestat dhe greva e përgjithshme...