Rama takon “aleatin” e Berishës në Gjermani/ Kryeministri zbardh bisedën me Elmar Brok

Më datë:

Kryeministri Edi Rama, ndodhet ditën e sotme në Aachen të Gjermanisë, për të marrë pjesë në “Charlemagne Europa Forum”.

Aty, kreu i qeverisë, ka takuar Elmar Brok, ish-eurodeputetin, ky i fundit i cili ka uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë pak nga biseda e zhvilluar mes tyre, e cila mban dhe nota humori. Ajo se çfarë kryesocialisti nuk ka për “t’ja falur kurrë” Brok, është se sa herë vjen në Tiranë, nuk ulën së bashku për të pirë një kafe.

“Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!

Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!

Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër”, shkruan Rama në platformën “Facebook”, teksa e shoqëron me një foto me Brok.

Pritet që rreth orës 11:15, të mbahet ceremonia e akordimit të çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Moska paralajmëron sulme të reja/ Lavrov: SHBA të largojë qytetarët nga Kievi”

Rusia ka rritur ndjeshëm kërcënimet ndaj Kievit, duke paralajmëruar...

“Operacion Shqipëri–Itali: Akuza për vrasje, pastrim parash e zhvatje, sekuestrohen prona të shumta”

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

“Rama: BE-ja na imponon standarde, por është garancia më e madhe për vendin”

Kryeministri Edi Rama foli për rrugën e integrimit në...

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, u përplas nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorrit

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë...