“Salianji ngre akuza për zgjedhjet në PD: Shifrat reale ndryshe nga ato të publikuara”

Më datë:

Batare me sulme për të drejtuar Partinë Demokratike. Kështu ka deklaruar ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji për procesin e zgjedhjeve që u bënë në PD, ku u rikonfirmua Sali Berisha në krye të partisë. Ai tha se shpik një fjalë si ‘referendum’ që nuk ekziston sipas tij në statut.

“Zgjedhjet për kreun e PD u kthyen në një proces të turpshëm dhe parodi, që e keni ndjekur në çdo cep të Shqipërisë. Jo më shumë se 5 mijë anëtarë votuan, duke e braktisur Berishën në farsën për të uzurpuar PD-në.

Proces i deformuar dhe i kontrolluar nga vullneti i Berishës për të pasur nën kontroll PD-në për interesa të tij personale. Shkeli standardet për funksionimin e një partie, e interpretoi Statutin sipas interesave momentale. M’u ndalua garimi mua kur ma lejonte Statuti, ndërsa ai garoi edhe pse ia ndalonte Statuti.

Më parë tha se Bashës ia vodhën zgjedhjet dhe duhet të vij unë në krye të partisë që kjo të mos ndodhë më.

Tashmë me këtë proces, çdo vendim i marrë nga Berisha është nul. Sapo kam nisur të shpreh kritikat për drejtimin e PD nga Berisha, ka nisur një breshëri sulmesh për të trembur konkurrentët e tjerë potencialë, gjë që dha efekt te kolegët që mbetën të strukur’

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Hita takim me policinë në Kukës dhe Dibër: fokus sezoni turistik dhe siguria publike”

Sezoni turistik, siguria në shkolla, siguria rrugore, parandalimi i...

“Moska paralajmëron sulme të reja/ Lavrov: SHBA të largojë qytetarët nga Kievi”

Rusia ka rritur ndjeshëm kërcënimet ndaj Kievit, duke paralajmëruar...

“Operacion Shqipëri–Itali: Akuza për vrasje, pastrim parash e zhvatje, sekuestrohen prona të shumta”

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

“Rama: BE-ja na imponon standarde, por është garancia më e madhe për vendin”

Kryeministri Edi Rama foli për rrugën e integrimit në...