Tone të ashpra në Kuvend, mbyllet vetëm pas 15 minutash seanca plenare

Më datë:

Ka përfunduar pas 15 minutash seanca plenare në Kuvend .

Seanca u karakterizua nga tone të ashpra dhe akuza të ndërsjellta mes kreut të PD Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Sali Berisha flet në kuvend për zgjedhjet e 11 majit dhe vijon me akuzat e farsës elektorale.

Berisha: Mblidhemi pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së perdes së hekur në Europën ish komuniste. Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën, zhvilloi farsën zgjedhore. Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Rama përdori 76 mln euro dhuratë për votë për 48% të të votuesve. Pasi fali 200 mln gjoba dhe kamata për të marrë vota, pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë. Deputetët e këtyre karteleve iu zëvendësojnë ju në këtë Kuvend, jo se ju nuk ishit mëkatar, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi, që mori 2500 vota në 2021, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Edi Rama. Për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbledhje e 8 mijë hektarë kanabis në mbarë vendin. Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës, të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër kur 1.6 mln shqiptareve iu shkelmuat votën, por bota e krimit. S’mund të ishit ndryshe ju. Përfaqësues të klaneve më të egra të botës, nuk mund të ishit ndryshe. Këta mund të ishit. Më e ndershme që në kuvend të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajrim, Elvis Doçi, Suel Cela, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja. U përdorin juve si lecka politike në funksion të perandorive të krimit.

Spiropali: Koha mbaroi.

Berisha: Cila kohë?

Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Von der Leyen në Vilnius për të mbështetur vendet baltike mes kërcënimeve nga Rusia

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do...

Nis zyrtarisht ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, OBP hap procedurën për konsulencë ndërkombëtare

Nis zyrtarisht procedura për ngritjen e Bankës Shqiptare të...

Shtyhet seanca në themel, caktohet kalendari i ri për çështjen Veliaj

Ishte parashikuar që këtë të martë, 26 maj, të...

“Debati për ‘media të kapur’: Rama thotë se kritikat tejkalojnë lajmet pozitive 5 herë”

 Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë një postim...