Rama: Qendra e Kontrollit të Trafikut mbështetet nga “Smart City”, s’do ketë nevojë për policë në rrugë

Më datë:

Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ishin të pranishëm në Qendrën e Kontrollit të Trafikut, i cili shpjegohet se është inovacioni më i madh i infrastrukturës rrugore, ku bashkërendohen një sërë projektesh dhe skuadrash.

Balluku shpjegoi se Kontrolli i Trafikut do bashkëpunojë me Autoritetin Rrugor Shqiptar, Policia Rrugore, Emergjenca Civile dhe Emergjenca Mjekësore.

Të pranishëm ishin gjithashtu dhe Kryepolici Ilir Proda, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ministri i Mbrotjes Pirro Vengu dhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu. Nën prezencën e tyre u firmosën marrëveshjet e bashkëpunimit me Qendrën e Kontrollit të Trafikut.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo qendër do mbështetet nga “Smart City”, projekt ky i cili monitoron me kamera inteligjente çdo parregullsi në çdo vend të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, kryesocialisti tha se do të marrin fund problematikat, e do mundësojë angazhimin në kohë real të forcave të posaçme sipas nevojës.

“Sot merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit dhe historinë e asistencës për qytetarët në të gjithëa nivelet, rrugore, urgjencës mjekësore, civile dhe është një detyrim i madh që të bëjmë një reformë, ku të gjitha urgjenca, thirrjet, të jenë të unifikuara.

Gjithë kjo qendër moderne monitorimi do të mbështetet nga sistemi i qyteteve të zgjuar ose “Smart City” me rrjetin e kamerave inteligjence dhe me inteligjencë artificiale, që me kohë reale do mblidhet i gjithë informacioni për të gjitha natyrat e problematikave e më në fund të largohet e Policia nga pritat në rrugë, por ama të jetë e gatshme në çdo moment që me sinjalizimin e këtij inspektori virtual të vihet në lëvizje.”, tha Rama.

Kjo qendër monitorimi ka për detyrë të identifikojë çdo problem të ndodhur në terren, e përmes kamerave mund të identifikojë shkelësit e rregullores rrugore, targat e automjete, etj. Në këtë mënyrë, njësitë e Policisë Rrugore do njoftohen nga kjo sallë në rast se ka automjete që kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...