7.5 C
Tirana

Berisha: Zero investime këto 12 vite në Krujë, rruga ka mbetur e njejtë

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një takim me bizneset në Tregun Artizanal të Krujës nuk i ka kursyer sulmet ndaj qeverisë.

Berisha në fjalën e tij është shprehur se në Krujë janë bërë zero investime në 12 vitet e fundit, teksa shtoi se rruga ka mbetur po e njejtë siç ka qenë.

Cilido që do të shohë përqendrimin më absolut të pushteteve, le të vijë në Krujë. Kryeqytet krenar, i pavdekshëm, i kombit shqiptar, e kanë zhveshur nga të gjitha institucionet. 12 vite, përveç Bushit që investon për vete, 0 zero investime përveç betonit. Rruga ashtu siç ka qenë, ka mbetur. Të gjitha institucionet ia kanë hequr Krujës. Një rrugë, e premtuar dhe me projekt të gatshëm, ecën sa për të mos mbaruar ndonjëherë. Kruja, emrin e merr nga fjala e bukur krua, kroje, dhe ujë nuk ka. U ngjit njëherë ai, çfarë emri t’i vëmë, por u ngjit dhe e ktheu një gotë ujë atje, por uji nuk erdhi në Krujë, ajo që erdhi, erdhi me probleme dhe Kruja mes ujërave dhe krojeve vuan për ujë. Po kështu fermerët e Krujës, po kështu biznesmenët e Krujës”, u shpreh Berisha.

Ndër të tjera Berisha u ndal edhe tek pensionistët, për të cilët tha se sot paguhen 3 herë më pak se sa duhet të paguheshin po të krahasohej rritja e çmimeve.

“Ne jemi për një ndryshim të madh. Së pari këtë ndryshim ne do ta nisim atje ku është dhimbja, dhe dhimbja është tek ata, të cilët paguhen sot 3 herë më pak se sa duhet të paguheshin po të krahasohej rritja e çmimeve. Pra, një pensionist që në vitin 2013, vit në të cilin buka ishte 400-500 lekë dhe sot është 900-1000 lekë, vit në cilin domatet ishin 100 lekë dhe sot janë 400 lekë. Pra, mallrat dhe ushqimet baze ishin mbi 100 përqind më të lira se sot. Në qoftë se bëjmë modelimin, do gjejmë se pensioni që ishte 120 euro, duhej të ishte sot minimumi 390-400 euro në qoftë se rregulli është që rritja e çmimeve të mbulohet me rritjen e rrogave dhe pensioneve. Por ky u kujtua për rrogat e veta, rriti rrogat e zyrtarëve të lartë, i tre ose katërfishoi ato, kurse rrogat e ulëta dhe pensionet i la me indeksim apo pa indeksime, dhe faktikisht qoftë rroga e ulët, qoftë pensioni, janë në përpjestim të zhdrejtë me çmimet”, theksoi lideri demokrat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha kundër Ramës: Akuza për puç antikushtetues, dorëheqja e kërkuar

https://www.youtube.com/live/wazRsOWWqPQ?si=cDNvZTEffMCoUsIh&t=934 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi...

Ylber Ramadani shënon në Serinë A: Goli ishte për tim bir që do të lindë së shpejti

Ylber Ramadani ka rigjetur golin me skuadrën e Leçes....

Nxori automatikun pas sherrit, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e...

Rritet niveli i ujit në rezervuarin e Funarit

Sektori i Emergjencave Civile pranë Prefekturës Elbasan informon se...