Rama pret në takim Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite: Kjo vizitë, një shenjë për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për media së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Princin Faisal Bin Farhan Al Saud.

Marrëdhëniet diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite janë vendosur më 02 dhjetor 1992 dhe kjo është vizita e parë e një ministri të jashtëm saudit në vendin tonë.

Ndër vite Arabia Saudite është ofruar dhe ka kontribuar në financimin e projektit të rrugës Durrës-Morinë dhe Tiranë-Elbasan, si dhe nëpërmjet Fondit Saudit të Zhvillimit një sërë projektesh të tjera në Shqipëri.

Kryeministri u shpreh shpresëplotë se kjo vizitë të jetë hapja e kapitullit të takimit mes dy palëve. Rama u shpreh tejet optimist në zhvillimin e marrëdhënieve të dy vendeve në bashkëpunimin ekonomik.

“Së bashku ndamë edhe kënaqësinë që numri i vizitorëve nga Arabia Saudite si turistë në Shqipëri ka pësuar një rritje të ndjeshme, edhe falë vendosjes së linjave direkte me Lindjen e Mesme por edhe falë nxitjes që vetë princi i kurorës i ka bërë kësaj marrëdhënie. Vizita e tij, hapja e një kapitulli për takimet bilaterale. Besoj që tanimë jemi në kushtet ku mund të shohim me optimizëm mundësitë e investimeve e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Kemi rënë dakord për të mbledhur sa më parë komitetin e përbashkët, që u mblodh në 2018 por u bllokua për shkak të pandemisë. Ndamë edhe disa ide dhe informacione, dëgjuam edhe për nismën e Arabisë për rritjen e përmasës së gjelbër të Lindjes së Mesme, edhe për një kontribut në shkallë globale, përmes projektit të mbjelljes së 5 mld pemëve. Dua ta ritheksoj që Arabia Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset të të gjitha përpjekjeve tona të kandidaturave të Kosovës në institucionet ndërkombëtare, zëri i tyre është me shumë peshë. Dua ta falënderoj mikun tonë edhe për angazhimin tij për t’i dhënë një shtysë rritjes së komunikimit mes kompanive në funskion të interesave të ndërsjellta për të rritur volumin e shkëmbimit tregtar”, tha Rama.

Gjatë muajit shkurt 2019, Kryeministri i Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite ku pati një takim me Mbretin Salman bin Abdulaziz Al Saud, takim ky i kurorëzuar me ratifikimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme dhe memorandumeve mirëkuptimi mes dy vendeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Krizë në PD: Salianji ankohet në PPE pas përjashtimit nga gara për kryetar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i...

“Dosja Balluku”, Berisha ngre akuza për abuzime në projekte publike

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë...

Inceneratorët”/ Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Këtë të martë, ish-deputeti i PS Alqi Bllako është...

Alarm global për Ebola/ Mjeku amerikan infektohet në Kongo, transportohet me urgjencë në Gjermani

Alarm për përhapjen e Ebola në Afrikë, pasi një...