“Qeset plastike do ndalohen me ligj”/ Rama thekson se mandati i tretë do ketë mjedisin në fokus

Më datë:

Seanca e parë parlamentare e sezonit të ri politik u shoqërua edhe me disa momente tensioni në sallë.

Deputetët e opozitës në formë proteste grisën fletat në momentin e votimit të Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi.

Kryeministri Rama në një gjest simbolik ka mbledhur fletët e grisura duke i vendosur më pas në një qese.

Në prononcimin për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit kryeministri u shpreh rreth këtij episodi.

Shefi i ekzekutivit është shprehur për këtë edhe në vitin 2018, se qeveria do të ndalonte përdorimin e këtij produkti në treg.

Më pas ky propozim është përforcuar edhe nga ministri i Turizmit Blendi Klosi në 2019-ën ku shpalli ambicien për ta bërë Shqipërinë vendin e parë evropian pa qese plastike.

Një projektligj është dërguar në Kuvend ku parashikohet të dënohen me gjobë përdoruesit e tyre si dhe importuesit e qeseve plastike, por vendimi për miratimin e tij është shtyrë disa herë.

Furrat e bukës e kanë hequr nga qarkullimi këtë produkt, ndërsa disa nga supermarketet kryesore në vend është dakordësuar për t’i dhënë me pagesë.

Qeset plastike konsiderohen si shkaktarë kryesor të ndotjes në vend.

Edhe nga ana shkencore ky produkt është më i vështiri për tu dekompozuar në tokë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Krizë në PD: Salianji ankohet në PPE pas përjashtimit nga gara për kryetar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i...

“Dosja Balluku”, Berisha ngre akuza për abuzime në projekte publike

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë...

Inceneratorët”/ Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Këtë të martë, ish-deputeti i PS Alqi Bllako është...

Alarm global për Ebola/ Mjeku amerikan infektohet në Kongo, transportohet me urgjencë në Gjermani

Alarm për përhapjen e Ebola në Afrikë, pasi një...