Krizë në PD: Salianji ankohet në PPE pas përjashtimit nga gara për kryetar

Më datë:

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është drejtuar me një letër Presidentit të Partisë Popullore Europiane (PPE), z. Manfred Weber, si dhe drejtuesve të partive kryesore të qendrës së djathtë europiane pjesë e PPE-së, mes tyre Kancelarit të Gjermanisë Friedrich Merz dhe Kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis, për të shprehur shqetësimin lidhur me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe shkeljen e standardeve demokratike të funksionimit të saj.Në letër, Salianji ngre shqetësimin për bllokimin e garës për kryetar të Partisë Demokratike, mosrespektimin e statutit të partisë, përjashtimet arbitrare të anëtarëve dhe kandidatëve, mungesën e transparencës dhe shkeljen e rregullave themelore të pluralizmit politik.

Salianji thekson se: “Çështja nuk është një kandidim individual, por mbrojtja e standardeve demokratike, pluralizmit të brendshëm dhe kredibilitetit institucional të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri.”. Në komunikimin drejtuar PPE-së dhe liderëve të partive simotra europiane, ai nënvizon se Partia Demokratike, si pjesë e familjes politike europiane, duhet të jetë model i demokracisë së brendshme dhe jo simbol i mbylljes, përjashtimeve dhe interesave personale.

Në letër evidentohet gjithashtu fakti se:* kandidaturat për garën e brendshme u penguan në mënyrë faktike;* zyra përgjegjëse për dorëzimin e dokumentacionit nuk funksionoi brenda afatit;* mbështetës dhe kandidatë u përjashtuan pa vendime formale dhe pa argumentim statutor;* nuk u respektua neni i statutit që parashikon dorëheqjen e kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.Salianji kërkon nga PPE dhe drejtuesit e partive të djathta europiane një angazhim parimor dhe konstruktiv për të inkurajuar dialogun, respektimin e normave statutore dhe ruajtjen e standardeve demokratike brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ai rithekson në fund të letrës angazhimin e tij për vlerat europiane, demokracinë, shtetin e së drejtës, pluralizmin dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Dosja Balluku”, Berisha ngre akuza për abuzime në projekte publike

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë...

Inceneratorët”/ Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Këtë të martë, ish-deputeti i PS Alqi Bllako është...

Alarm global për Ebola/ Mjeku amerikan infektohet në Kongo, transportohet me urgjencë në Gjermani

Alarm për përhapjen e Ebola në Afrikë, pasi një...