Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të progres-raportit vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Ai thekson se në këtë raport, Shqipëria vlerësohet më lart se asnjëherë më parë dhe ky tregues sipas Ramës është një moment krenarie për rrugëtimin evropian.
Teksa nënvizon se detyrat përpara janë të shumta, kryeministri thotë se dera e Bashkimit Evropian është e hapur dhe shanset që Shqipëria të arrijë të bëhet pjesë e saj janë gjithnjë e më afër.
Ai thekson se historia nuk do të falë askënd, i cili tenton të bllokojë rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian për interesa dytësore.
Kreu i qeverisë thekson se problematikat e cituara nga raporti i progresit janë dhe do jenë në vëmendjen e qeverisë.
Doli Raporti Vjetor i Progresit. Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë. Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë Europiane. Një tjetër dëftesë notash domethënëse dhe inkurajuese nga Komisioni Europian. Një tjetër hap përpara drejt objektivit historik të bashkimit me Europën. Por detyrat përpara nesh janë ende të shumta, kurse koha e kalendarit të ngjeshur të negociatave gjithnjë e më e ngushtë. Dhe ky vlerësim nuk i bën as më të vogla, as më pak aktuale problematikat e jetës së përditshme të vendit, të cilat kanë pasur, kanë dhe do të kenë të gjithë vëmendjen time, të qeverisë, të shumicës parlamentare. Përkundrazi, vlerësimi i lartë i raportit të sotëm na motivon për të bërë ende më shumë dhe për t’i bërë gjërat ende më mirë. Momenti është optimal. Dera e BE është e hapur dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë. Historia nuk do të na e falte kurrësesi mbytjen në lugën e ujit të pistë të dasive, mllefeve e gjelozive që e kanë penguar vazhdimisht Shqipërinë të ngrihet në lartësinë e potencialit të saj. Kokën lart dhe përpara Shqipëri🇦🇱🦅🇪🇺— Edi Rama (@ediramaal) November 4, 2026
“Doli Raporti Vjetor i Progresit. Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë. Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë Europiane. Një tjetër dëftesë notash domethënëse dhe inkurajuese nga Komisioni Europian. Një tjetër hap përpara drejt objektivit historik të bashkimit me Europën. Por detyrat përpara nesh janë ende të shumta, kurse koha e kalendarit të ngjeshur të negociatave gjithnjë e më e ngushtë. Dhe ky vlerësim nuk i bën as më të vogla, as më pak aktuale problematikat e jetës së përditshme të vendit, të cilat kanë pasur, kanë dhe do të kenë të gjithë vëmendjen time, të qeverisë, të shumicës parlamentare. Përkundrazi, vlerësimi i lartë i raportit të sotëm na motivon për të bërë ende më shumë dhe për t’i bërë gjërat ende më mirë. Momenti është optimal. Dera e BE është e hapur dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë. Historia nuk do të na e falte kurrësesi mbytjen në lugën e ujit të pistë të dasive, mllefeve e gjelozive që e kanë penguar vazhdimisht Shqipërinë të ngrihet në lartësinë e potencialit të saj. Kokën lart dhe përpara Shqipëri”, shkruan Rama.


