Ndreca ngre shqetësimin për gjendjen e Veliajt: Ende pa ekzaminim për frakturën në këmbë

Më datë:

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka dhënë detaje pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, i cili është transferuar në sektorin spitalor të burgut të Fierit për shkak të frakturës në këmbë dhe nevojës për trajtim mjekësor.

Ndreca ngriti shqetësimin për mosrealizimin e ekzaminimit të kërkuar për të vlerësuar ecurinë e rikuperimit të këmbës së Veliajt, ndërsa bëri të ditur se kryetari i Tiranës ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar Ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij.

“Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.

Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar Ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike”, deklaroi Ndreca.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në burgun e Fierit, ku është transferuar në sektorin spitalor të institucionit për të vijuar trajtimin dhe rikuperimin e frakturës në këmbë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja

Një 83-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit...

Panik në Elbasan pas shpërthimit në apartament, banorët nxirren me shkallë emergjence

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament...

Transportonte lavatriçe, biçikletë dhe drogë, arrestohet 56-vjeçari në Muriqan

Një 56-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit,...

Rama mesazh për integrimin europian: Shqipëria e ka derën e BE-së të hapur

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar pas publikimit...