Panik në Elbasan pas shpërthimit në apartament, banorët nxirren me shkallë emergjence

Më datë:

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesë.

Si pasojë e shpërthimit, raportohet se janë shembur muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit.

Menjëherë pas ngjarjes, ka nisur evakuimi emergjent i banorëve të ndërtesës.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur nxjerrjen e banorëve, duke ndërhyrë përmes shkallëve të emergjencës së zjarrfikësve.

Paraprakisht, dyshohet për persona të plagosur, por ende nuk ka një informacion zyrtar mbi numrin apo gjendjen e tyre.

Në vendngjarje vijojnë operacionet e emergjencës, ndërsa priten të dhëna të tjera për shkaqet dhe pasojat e shpërth imit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja

Një 83-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit...

Ndreca ngre shqetësimin për gjendjen e Veliajt: Ende pa ekzaminim për frakturën në këmbë

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka dhënë detaje...

Transportonte lavatriçe, biçikletë dhe drogë, arrestohet 56-vjeçari në Muriqan

Një 56-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit,...

Rama mesazh për integrimin europian: Shqipëria e ka derën e BE-së të hapur

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar pas publikimit...