Rama me pensionistët në Durrës: 500 milionë euro nga buxheti për të mbuluar deficitin e skemës

Më datë:

Kryeministri Edi Rama tha sot në një takim me pensionistët në Durrës se indeksimi i pensioneve nuk është rritje e tyre, por një korrigjim i përvitshëm që qeveria bën për shkak të inflacionit.

“Para disa javësh u turrën të gjithë xhagajdurët e natës dhe të mbrëmjes duke thënë, ja si u tall Rama, si u tall qeveria, u bë bolori e madhe. Demek, rritje e madhe 4.1%! Indeksimi është një korrigjim i përvitshëm që i bëhet pensioneve si pasojë e inflacionit, pra është një llogari. E kemi bërë çdo vit, është detyrim ligjor, nuk është në dëshirën tonë nëse del 4.1%, 4.3% etj. Ky 4.1 është 100 milionë euro që duhen paguar plus”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se dy vite më parë, qeveria e ka bërë dy herë indeksimin e pensioneve për shkak të disa faktorëve. “Dy vite më parë, ne kemi bërë dy herë indeksimin, sepse ishte vit i vështirë, lufta në Ukrainë, rritja e çmimeve dhe në total, sot që flasim nëse marrim efektet e indeksimit duke përfshirë dhe 100 milionëshin, pensionet e reja, bonusin e fundvitit, të gjitha kompensimet që ne bëjmë në faturat e energjisë elektrike, nëse marrim kompensimet për statuse të caktuara, ushtarakë, minatorë, invalidë, janë rreth 770 milionë euro që janë përtej skemës së pensioneve, përtej sigurimeve shoqërore. Vetëm deficiti, plus kompensimet janë 500 milionë euro në vit dhe këto janë shuma të mëdha për buxhetin e shtetit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hiqet taksa e qarkullimit nga nafta, vjen propozimi për vinjetën e makinave të huaja

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një...

Kandidati i Listës Studentore shkakton reagime me deklaratën për Kosovën

Fegja Dimoviç, kandidat i Listës Studentore në Serbi, tha...

Rihapet çështja e vrasjes që tronditi Kosovën, ish-partneri përballet me drejtësinë pas 15 vitesh

Pesëmbëdhjetë vjet pas vrasjes së Diana Kastratit në Prishtinë,...

Kush është ish-futbollisti i Milanit që dikur mundi Shqipërinë dhe sot është në stafin kuqezi

Një emër që ndoshta pak tifozë do ta kishin...