7.5 C
Tirana

Rama me nxënësit ekselentë: Nuk jeni në kërkim të justifikimeve, por të suksesit!

Më datë:

U nderuan me medalje ari 190 nxënës të shkollave të të gjithë vendit që kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera ciklin e arsimit të mesëm të lartë. Në ceremoninë e organizuar në Kryeministri, kryeministri Edi Rama vlerësoi rezultatet e nxënësve për arritjet e tyre. Ai tha se shumë prej nxënësve që kanë marrë medalje ari ndoshta s’i kanë mundësitë ekonomike.

“Shembujt janë shumë të rëndësishëm për të na nxitur që të vazhdojmë më tutje.

Shembujt na nxitin në forma të ndryshme. Disa prej jush jetojnë në familje që kanë vështirësi reale për të arritur fundin e muajit dhe thënë këtë i keni justifikimet për të mos dalë me medalje ari, madje dhe për të mos shkuar në shkollë fare. Por dallimi që bëni ju, është se nuk shkoni në kërkim të justifikimeve, por në kërkim të suksesit.

Unë ju falënderoj me mirënjohje për këtë. Më thanë se këtu ka një djalë që vjen nga Pogradeci dhe është vëllai binjak i një djali tjetër, që nuk e merr medaljen e artë si ky i pari, sepse ka marrë një 9.

Është një 9 që bën që në atë shtëpi ku janë dy vëllezër binjakë ekselentë, sot të shkojë vetëm një medalje.

Nuk dua t’i them djalit që do të marrë djalit që do të marrë medaljen, por dua t’i them atij djalit që s’do e marrë, që ajo 9 nuk e bën aspak që të ndihet i dyti pas të vëllait. Por unë kam bindjen që ajo 9 do ta ndihmojë që në pjesën tjetër të rrugës, ta kalojë vëllain.

Unë dua të ftoj këtë që do të marrë medaljen të vijë këtu.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lirohen 4 protestuesit/Noka: Jo ata, por Rama është destabilizuesi i vetëm i Shqipërisë!

Gjykata e Apelit e Tiranës ka liruar katër protestuesit...

Kosovë, shtyhet seanca gjyqësore për rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Seanca fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në rastin...

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, kalon për gjykim dosja e kardiologut Edvin Prifti

Dosja penale ndaj mjekut kardiolog Edvin Prifti ka kaluar...

U arrestuan në tubimin kombëtar të PD! Lirohen 4 protestuesit, gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës...