Kosovë, shtyhet seanca gjyqësore për rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Më datë:

Seanca fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në rastin e sulmit në kanalin “Ibër-Lepenc” në Varagë të Zubin-Potokut, është ndërprerë dhe shtyrë, pasi mbrojtja ka kërkuar përjashtimin e prokurorit të rastit, transmeton Anadolu.

Të akuzuarit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, vëllezër, si dhe Igor Dimoviq ngarkohen për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin “Ibër-Lepenc”.

Avokati i Jovan Viqentijeviq, Nebojsha Vllajiq, e akuzoi prokurorin Bekim Kodraliu për anshmëri gjatë hetimeve, kërkesë me të cilën u pajtua edhe mbrojtja tjetër, duke kërkuar shtyrjen e seancës.

Gjykata vendosi ta shtyjë seancën deri në shqyrtimin e kërkesës për përjashtim të prokurorit.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve për veprat penale të rrezikimit të rendit kushtetues përmes kryerjes së veprës terroriste, armëmbajtje pa leje si dhe spiunazh.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë vendosur rreth 20 kilogramë eksploziv TNT në kanalin “Ibër-Lepenc”, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, ndërprerje të furnizimit me ujë dhe rrezikim të prodhimit të energjisë elektrike, me dëme të vlerësuara mbi 376 mijë euro.

Jovan Viqentijeviq akuzohet gjithashtu për spiunazh, me pretendimin se ka vepruar si i rekrutuar i Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë, duke mbledhur informacione të klasifikuara në territorin e Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...