Lirohen 4 protestuesit/Noka: Jo ata, por Rama është destabilizuesi i vetëm i Shqipërisë!

Më datë:

Gjykata e Apelit e Tiranës ka liruar katër protestuesit që morën pjesë në protestën kombëtare të opozitës, të hënën e 22 dhjetorit përpara godinës së Kryeministrisë.

Deputeti i Partisë demokratike, Flamur  Noka, komentoi lirimin e tyre në një prononcim për mediat, ku tha se qytetarët protestuan kundër korrupsionit, krimit dhe lidhjeve të tij me pushtetin.

“Këta qytetarë kanë dalë për të protestuar kundër korrupsionit qeveritar, krimit dhe lidhjeve të tij me pushtetin, Gys Agasit dhe karteleve, ndërsa në gjykatë akuzoheshin si destabilizues. Realiteti është se Edi Rama sot dhe banda e tij po bëjnë gjithçka për të destabilizuar Shqipërinë. Sot kam nxjerrë një provë me zë e figurë, që ndërkohë që qytetarët protestonin, Gysi lëvizte me makinën e kryeministrit.”, tha Noka.

Ai gjithashtu akuzoi kryeministrin për veprime që, sipas tij, synojnë destabilizimin e vendit, ndërsa konsideroi se qeveria teknike është zgjidhja e vetme.

“Protestat e nisur me datë 22 do të vazhdojnë deri në largimin e kësaj qeverie. Ata janë destabilizuesit e vetëm të këtij vendi dhe zgjidhja e vetme është qeveria teknike. Gjykata rrëzoi narkopolicinë. Asnjë provë, asnjë fakt, thjesht mllef ndaj qytetarëve që protestojnë, thjesht panik ndaj kryengritjes së qytetarëve që do ta pastrojnë Shqipërinë. Gjykata vendosi që arrestimi është i paligjshëm. Policia vepron si një bandë politike e mirëfilltë që shfryn dufin e mllefin e narkosit.”, u shpreh Noka.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Probleme me sistemin në palën greke, krijohen radhë të gjata në Kakavijë

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijë janë raportuar...

Ukraina kërkon takim mes Zelensky dhe Putinit, i drejtohet Turqisë për organizimin e bisedimeve të paqes

Ukraina i ka kërkuar Turqia të ndihmojë në organizimin...

Kryeministrat Rama dhe Mitsotakis diskutojnë për zhvillim dhe reforma

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga takimi...