Rama inspekton punimet në një shkollë në Sukth

Më datë:

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka inspektuar punimet në një prej kantiereve të ndërtimit të një shkolle në Sukth, e cila ishte mes godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai theksoi se të gjitha shkollat e dëmtuara, janë në kantier.

“Tanimë shkollat e reja të financuara nga buxheti i shtetit janë në kantier dhe kudo ku tërmeti i 26 nëntorit goditi arsimin, duke shkatërruar shkollat e vjetra, po ngremë një infrastrukturë moderne, me standardet më të larta të sigurisë e me kushte optimale për nxënësit e mësuesit”, tha ai.

Po ashtu Rama tha se këto shkolla do i hapin dyert në 26 nëntor. “Një pjesë e konsiderueshme e shkollave të reja do të hapin dyert në 26 nëntor dhe në përfundim të kësaj Rilindjeje shembullore nga gërmadhat e 26 nëntorit tragjik të vitit të shkuar, do të kemi 140 shkolla e kopshte të reja, më të forta, më të mira, e natyrisht më të bukura se ato që humbëm në fatkeqësinë e vitit të shkuar”, pohoi ai.

Ndërkohë, ministri Ahmetaj, në prani të Ramës, ndau me publikun dhe një lajm të mirë duke shtuar se brenda kësaj jave hapet faza e dytë për tenderimin e njësive individuale. “65 mln euro po shkojnë për shkolla. Dy lajme të mira, edhe Fondi Shqiptar i zhvillimit dhe bashkia e Tiranës, hapin fazën e dytë të tenderimit të njësive individuale. Pra nëse shkon mirë, për 7-8 ditë do të jetë gati kontrata individuale”, tha ai.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/737278033714376/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Panair, miqësi dhe solidaritet: Festa e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” që bashkoi Kavajën me Austrinë

Në Gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, panairi tradicional i nxënësve u...

Trump: Për Iranin nevojitet nafta, jo përshkallëzim me armë

Një numër raportesh në shtypin ndërkombëtar kanë treguar se...

Nufi në Bruksel: Forcojmë dialogun strategjik me NATO-n

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi në Bruksel një...

Kodi i ri Penal, Celibashi takim me Rakipin: Në fokus veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, drejtori i Shkollës...