2.5 C
Tirana

Rama i “prerë: E pajustifikueshme rritja e rasteve të mungesës së etikës nga Policia e Shtetit

Më datë:

Edhe pse e quajti si një prej institucioneve me besueshmërinë më të lartë në vend, kryeministri Edi Rama tha se është e pajustifikueshme që të rriten rastet e referuara për mungesë të etikës në komunikim me qytetarët.

“Policia ka jo pak arsye për të qenë krenare.

Por pikërisht pse ka dhënë provën se në këtë vend mund të ketë polici të standardeve europiane, edhe pritshmëria, edhe pakënaqësia e qytetarëve është në një nivel domethënës.

Pritshmëria nga njëra anë lidhet me domosdoshmërinë që policia, si të gjitha strukturat e shtetit, të ecin më shpejt dhe të japin rezultate në çdo hap e më domethënëse, pakënaqësia shkon bashkë me pritshmërinë.

Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët, sidomos nga ana e Forcave Shqiponja dhe patrulla e përgjithshme, të cilat shpesh e kapërcejnë edhe vetë rolin e tyre, të shënohen si raste të rritura”, tha Rama në një takim me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Më tej ai shtoi se imazhi i policisë së Shtetit nuk mund të cënohet.

“Rritja e rasteve të mungesës së etikës është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe nivelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të policisë.

Imazhi i Policisë së Shtetit nuk mund të cenohet.

Ky është prioriteti i prioriteteve për të gjithë drejtuesit e rinj të policive vendore, që shenjtërinë e uniformës dhe mbrojtjen e imazhit të Policisë së Shtetit duhet ta kenë dritë në syrin e tyre.

Rishfaqja e rasteve të korrupsionit të vogël, sidomos te strukturat e policisë rrugore, janë të patolerueshme”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritje paqësore deri në fitoren e PD

https://www.youtube.com/live/dPCllg3yFX0?si=FDOqFhyKF7MuF9Te Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë...

Trump fton Ramën në Bordin e Paqes, Kryeministri: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se presidenti i Shteteve...

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë...

“Berisha zbulon mesazhet e dosjes Balluku: Palloshi i gjatë dhe kontrolli i të dhënave private nga Ergys Agasi”

https://www.youtube.com/live/DasbiBQXR3c?si=9d57tJiMX2TZfjj6 Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...