Rama dhe Meta në Kushtetuese, përfaqësuesja e kryeministrit: Presidenti cënoi parimet e parlamentarizmit

Në Gjykatën Kushtetuese, po zhvillohet aktualisht seanca në lidhje me mosmarrëveshjen e krijuar mes institucionit të Presidentit dhe Kryeministrit, në lidhje me mosdekretimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj.

Në Gjykatë nuk janë paraqitur as kryeministri Rama, as presidenti Ilir Meta, pasi siç bëhet me dije, Meta ndodhet në Slloveni në takim me homologët e Ballkanit perëndimor, ndërsa kryeministri Edi Rama do të jetë sot i pranishëm në një takim të liderve të Ballkanit perëndimor në Bruksel.

Presidenti përfaqësohet me këshilltarin ligjor Bledar Dervishaj, ndërsa Kryeministri Rama përfaqësohet nga zv.sekretarja e përgjithshme e qeverisë Edlira Kokona.

Kjo e fundit mësohet të ketë deklaruar se mosdekretimi i ministrit Cakaj cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit në Shqipëri.

Presidentit refuzoi dekretimin jashtë çdo lloj kompetence, jashtë çdo kompetence që i jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit.

Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret. 

Çështja është aktuale dhe si e tillë duhet shqyrtuar. Mendoj se jemi në kushtet e një mosmarrëveshje aktuale. Kryeministri nuk pranoi refuzimin, por propozoi veten, për të zgjidhur situatën e krijuar, pasi presidenti nuk la asnjë hapësirë tjetër.

Kryerja e verifikimeve për një afat 10 ditor dhe dhënia e një mendimi për kandidatin, janë atrubite që i përkasin Kuvendit, por Presidenti i mori këto attribute duke penguar Kuvendin.

Presidenti ka tagër kushtetues për të bërë vleresim të emrit që propozohet për ministër, por as tagër për të refuzuar dekretimin.

Të drejtën për trë vlerësuar kandidatin e ka vetëm Kuvendi dhe s’mund ta ketë presidenti. Presidenti ka rol formal dhe solemn.  Ilir Meta i lejoi vetes të shprehet përmes një shkrese duke vepruar në një formë tjetër që parashikon kushtetuta, sikurse është dekreti”, deklaroi Kokona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi