QIPRO – Guterres kërkon zgjidhje për ribashkimin e ishullit të ndarë prej 50 vitesh

Më datë:

 Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres ndodhet sot në Qipro, në një përpjekje të fundit të mandatit të tij, për të gjetur një rrugë drejt ribashkimit të ishullit të ndarë prej 50 vitesh.

Pas mbërritjes, Guterres rikonfirmoi mbështetjen e OKB-së për komunitetet qipriote, në kërkim të një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për çështjen e Qipros.

“OKB-ja nuk mund të imponojë paqen. Vetëm qipriotët, përmes udhëheqësve të tyre, mund ta ndërtojnë atë”, shkroi ai në platformën X.

Mandati i Guterres përfundon më 31 dhjetor. Gjatë vizitës së tij, sekretari i përgjithshëm i OKB-së do të takohet me presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides.

Më pas, ai do të zhvillojë një takim me liderin e qipriotëve turq dhe presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore, Tufan Erhürman.

Në mbrëmje është planifikuar edhe një darkë e përbashkët mes palëve.

Mediet qipriote e kanë quajtur këtë periudhë “momentin e së vërtetës”, pasi Guterres pritet të paraqesë nesër rezultatet e përpjekjeve të tij, në një konferencë për shtyp.

Sipas vëzhguesve politikë, pritshmëritë për progres konkret janë shumë të ulëta.

Rifillimi i një konference për Qipron, ku do të merrnin pjesë fuqitë garantuese të ishullit – Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe – do të konsiderohej një sukses i madh.

Konferenca e fundit e këtij lloji, e zhvilluar në Zvicër në vitin 2017, përfundoi pa një marrëveshje.

Qiproja është e ndarë që prej vitit 1974, pas një grushti shteti nga nacionalistët greko-qipriotë dhe ndërhyrjes ushtarake të Turqisë.

Në vitin 1983 u shpall Republika Turke e Qipros Veriore, një entitet i njohur ndërkombëtarisht vetëm nga Turqia.

Në vitin 2004, Bashkimi Evropian pranoi të gjithë ishullin e Qipros si anëtar, por ligji i BE-së zbatohet vetëm në pjesën jugore, e cila kontrollohet nga Republika e Qipros, e njohur ndërkombëtarisht.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Veliaj, ankim në Strasburg për “masën e sigurisë”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, takoi në paraburgimin e...

Vetëdorëzohet i shumëkërkuari i SPAK, në qendër të dosjes për 8.1 tonë drogë

Një personazh i shumëkërkuar nga drejtësia është vetëdorëzuar në...

Kreu i PD-së Berisha: Trajtimi i protestuesve dëshmon autoritarizmin e regjimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

DASH: Shqipëria e rrezikuar nga sulmet kibernetike të Iranit e Rusisë

Shqipëria është dhe mbetet objektiv i sulmeve kibernetike nga...