Veliaj, ankim në Strasburg për “masën e sigurisë”

Më datë:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, takoi në paraburgimin e Durrësit avokatët e firmës ligjore angleze që e përfaqësojnë.

Qëllimi i takimit, ashtu siç bëri të ditur një prej avokatëve lidhet me dërgimin në Gjykatën e Strasburgut të çështjes së masës së sigurisë.

“Gjatë takimit të sotëm diskutuam aplikimin që synojmë të paraqesim në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në emër të tij, për t’u ankuar lidhur me ndalimin dhe vazhdimin e mbajtjes së tij në paraburgim.

Shpresojmë që vendimet që do të merren nga gjykatat shqiptare të përshpejtohen dhe procedurat të ecin sa më shpejt, në mënyrë që ai të lirohet dhe të mund të vazhdojë jetën e tij të përditshme, si edhe ushtrimin e funksionit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës”, tha avokati i Veliajt, Benjamin Brandon.

Ndreca, i cili përfaqëson interesat e Veliajt në gjykatat shqiptare tha se ankimi do dërgohet në Strasburg në shtator.

“Biseda e sotme ishte më së shumti në lidhje me aplikimin që do të bëjmë për çështjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Strasburgut. Korrëm një fitore në Gjykatën Kushtetuese, megjithatë jo të gjitha pikat janë pranuar dhe për këto ne do të shkojmë në Strasburg”, tha avokati i Veliajt, Plarent Ndreca.

Kryebashkiaku po gjykohet nga Gjykata e Posaçme për disa akuza mes të cilave korrupsioni e pastrimi i parave. Përmes disa reagimeve ai i ka mohuar ato dhe pretendon se është i pafajshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha ngre shqetësimin për hapësirën mediatike: 58% e kohës për qeverinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se...

Mesazhet nacionaliste në Bruksel, Prishtina pret reagim dhe ndjesë nga BE-ja

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Ekzekutohet në oborrin e shtëpisë, viktima dyshohet se ishte në hasmëri me Ben Qimen

I liruar nga qelia vetëm 20 ditë më parë,...

Superliga, zgjidhet formacioni më të mirë i javës së 12-të

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të...