Kreu i PD-së Berisha: Trajtimi i protestuesve dëshmon autoritarizmin e regjimit

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për shtyp këtë të martë, 28 korrik, nga ambientet e selisë blu.

I pranishëm ishte dhe nënkryetari i kësaj force politike, Belind Këlliçi.

Kryedemokrati dënoi dhunën e përdorur ndaj protestuesve një ditë më parë. Ai i cilësoi aktet e dhunës si dëshmi të “regjimit diktatorial”.

“Dua të dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër çnjerëzore të përdorur dje kundër protestës. Janë agresuar gra me fëmijë të vegjël, me karroca, janë agresuar qytetarë pa asnjë lidhje me protestën. Janë agresuar dhe kërcënuar me jetë eksponentë të protestës vetëm e vetëm se po protestonin në mënyrën më paqësore. Aktet e dhunës çnjerëzore të ushtruara këto ditë ndaj protestuesve paqësorë, janë dëshmi e plotë e fytyrës kriminale të këtij regjimi diktatorial”, tha ai.

Berisha ftoi demokratët të japin kontributin e tyre në protestat qytetare kundër kryeministrit, Edi Rama.

“Duke i dënuar ato me forcën më të madhe, u bëj thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të PD-së, të gjithë qytetarëve, të bashkohen e të mbështetin këtë protestë, për të realizuar largimin e këtij regjimi, ndër më të këqijtë që kanë njohur shqiptarët në histori. Është koha që çdo qytetar shqiptar të japë kontributin e tij për shpëtimin e vendit. Kërkesat e protestës rinore qytetare janë kërkesa të çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Janë kërkesa në mbrojtje të interesave jetike të shqiptarëve”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në Postribë, një fëmijë gjendet i djegur, nëna dhe një tjetër i mitur rezultojnë të zhdukur

Si pasojë e zjarrit në Postribë është djegur njëri...

Pjesëtar i një grupi kriminal në Itali në fushën e narkotikëve, arrestohet në Durrës 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi rezulton pjesëtar...

Rama: Nuk mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet europiane

Kryeministri Edi Rama ka realizuar një intervistë për median...

SHBA – Zelensky: Trump ra dakord për licencat e prodhimit të raketave “Patriot” për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se presidenti amerikan Donald...