Qielli gri dhe ajri i ndotur/ Fieri nën ‘pushtetin’ e tymit nga djegia e mbetjeve

Më datë:

Zjarrfikësit vazhdojnë punën për fikjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Mbrostar, ndërkohë që tymi vazhdon të mbajë të mbërthyer qytetin e Fierit.

Prej tre ditësh, zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve, shkaktoi katastrofë mjedisore në qytet.

Qyteti i Fierit prej dy ditësh është mbuluar nga retë toksike të tymit që del nga fusha e mbetjeve urbane fare pranë qytetit.

Edhe pse koha është e mirë dhe me diell, rrezet e tij bllokohen nga reja e tymit të mbetjeve urbane.
Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë madhësinë dhe rrezikshmërinë që po paraqet kjo re toksike për banorët e Fierit dhe zonave përreth.

Në situatë më të vështire janë shtëpitë dhe bizneset që ndodhen pranë kësaj zone. Në këto banesa është pothuajse e pamundur që të qëndrosh për shkak se tymi është i padurueshëm.
Prej dy ditësh zjarrfikësit nga Fier, Patosi dhe Roskoveci po mundohen që ta fikin flakën, por sasia e madhe e plastikës që është depozituar në këtë landfill, e bën pothuajse të pamundur punën për fikjen e tij.

Landfilli i Mbrostarit depoziton mbetjet në qiell të hapur që prej fillimeve të viteve ‘90.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trafik droge nga Kanadaja/ Arrestohen 3 persona, 2 të tjerë në kërkim

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Anchor”, duke goditur...

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e plotë të urës mbi Ibër

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar...

Europa, mes zjarreve dhe përmbytjeve

Mes vapës përvëluese, Italia dhe Spanja janë përballur edhe...

“Liria ka Emër” nis numërimin për krerët e UÇK-së me “Orën e Pritjes”

Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur në Prishtinë “Orën...