Qëlloi me armë në ajër dhe dhunoi dy kushërinjtë, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Më datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me dhunë fizike dhe përdorim të armës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, ku shtetasi me inicialet K. K., 37 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta dy persona të tjerë.

“Menjëherë pas njoftimit, rreth orës 08:30, se në lagjen nr. 15, dyshohet gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. K., 37 vjeç, kishte goditur me sende të forta, shtetasit B. Xh., 66 vjeç dhe A. Xh., 61 vjeç (kushërinj), shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas ngjarjes është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i 37-vjeçarit, i cili dyshohet se gjatë konfliktit, ka qëlluar në ajër me një armë me fishekë manovër.

“37-vjeçari dyshohet gjithashtu se gjatë konfliktit, ka qëlluar në ajër, me armë me fishekë manovër. Arma u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.”, vijon njoftimi i Policisë.

Fatmirësisht, dy të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori...

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...

Policia godet rrjetin e shantazhit, një i mitur në pranga

I morën para një shtetaseje, që të mos i...

Berisha mbledh grupin parlamentar të PD-së: Çdo minutë për protestën!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur këtë...