Humbi jetën foshnja e porsalindur, merren të pandehur dy gjinekologë

Më datë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur sot, 17 tetor, dy mjekë gjinekologë të Maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet, përkatësisht shtetasit E.V. dhe A.H., për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z., e cila humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes.

Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, vdekja e foshnjës u shkaktua prej dëmtimeve të rënda gjatë lindjes nga përdorimi i forcepsit (mjet kirurgjikal), një mjet që përdoret zakonisht kur lindja natyrale ngec ose kur ndërhyrja kirurgjikale është e vonuar.

Ekspertiza konstaton se dëmtimet nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin e forcepsit nëse lindja do të ishte kryer me ndërhyrje cezariane, siç ishte planifikuar paraprakisht.

Mosveprimi i të pandehurve, mjekes që monitoroi shtatëzaninë dhe mjekut roje rezultoi të jetë faktori kryesor që çoi në humbjen tragjike të jetës së foshnjës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sulm me armë në Turqi, plagoset rëndë vëllai i ish-ministrit turk

Biznesmeni Aydin Çavusoglu, vëllai i ish-ministrit të Jashtëm turk...

Alarm në Zvicër! Identifikohet një pacient me Hantavirus. Autoritetet në gatishmëri

Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar një rast të hantavirusit te...

Bardhi: Raporti i PE tregon probleme serioze me procesin zgjedhor

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi nëpërmjet...