Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Më datë:

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori jetën dy fëmijëve në Durrës, një grup banorësh në fshatin Arapaj të këtij qarku janë ngritur të protesojnë kundër një familjeje “problematike” që gjendet në lagjen e tyre.

Sipas banorëve, pjesëtarë të familjes në fjalë janë bërë shkak për sherre të vazhdushme, madje kanë arritur deri aty sa t’i kërcënojnë me jetë.

Xhirime gomash, bllokim rrugësh në lagje dhe kërcënim i fëmjëve, janë disa nga arsyet që janë bërë shkak për sherr sidomos me dy persona të familjes në fjalë, vëlla e motër.

“Ai djali, bashkë me të motrën se është me Policinë në Tiranë në shkollë. Po bën 3 vjet me këtë punë”, tha një banor, duke shtuar se megjithatë të katërt janë problematikë.

“5 herë kam bërë unë denoncime në Durrës, 5 herë s’ka thirrur kush. Na mban 5-6 orë në polici kot dhe s’bën asgjë.”, tha një prej banorëve. Ai shtoi: “Dy herë, babë e bir më dolën me levë e me çekiç.”

Ndërkohë një tjetër u shpreh se djali i familjes i ka përplasur qëllimisht familjen.

Pavarësisht se i kanë denoncuar disa herë në polici, këta banorë nuk kanë gjetur zgjidhje. Burra e gra janë mbledhur të shqetësuar duke i denoncuar me emër dhe mbiemër personat problematikë dhe bëjnë apel që të merren masa dhe të qetësohet situata, pasi gjendja sipas tyre mund të përshkallëzohet më tej.

“Po na shqetësojnë shumë, ju lutem merrni masa sepse po xhirojnë goma. Na ofendojnë për çdo gjë”, tha një zonjë, e cila tregoi edhe historinë se si kishte ndodhur një incident, ku djali i familjes kishte dhunuar kunatën e saj, për shkak se kjo e fundit ishte ankuar tek prindërit e tij pse ai xhironte gomat e makinës.

“Ka ndodhur një incident kunata ishte rrugës për të shkuar në punë, ata e kanë ndaluar, e kanë kërcënuar, i kanë shkulur flokët. Për arsye pse kjo ka fol, i ka thënë pse xhironi gomat. Pse xhiron gomat djali jot te këmbët. Kemi mbyll derën, jemi mbyll brenda. Nuk dimë çfarë të themi, jemi në ankth. Kërkojmë të merren masa. Sa herë bëjmë denoncim ai vjen prap para shtëpisë sime, kalon me shpejtësi. Do sherr, do debat, nuk e di çfarë do…

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Shqipëria po bën hapa përpara, lufta kundër korrupsionit është prioritet

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot më 25 nëntor...

Transporti publik ndalon nesër në mëngjes, shoqata proteston kundër paketës fiskale

Shoqatat e transportit urban dhe interurban kanë njoftuar një...

Eric Wendt në takimin me kreun e SPAK: Ndiqni provat, ndiqni paratë! Jemi krah jush

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar...

Berisha: Nuk ka paqe me diktaturën, Rama rrezik për ekzistencën kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se...