7.5 C
Tirana

Prokuroria e Durrësit sekuestron 102 konteinerët me mbetje

Më datë:

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e 102 konteinerëve me mbetje të dyshuara të rrezikshme që mbërritën mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.

Anija po qëndron në radë, rreth 1.5 milje larg portit.

Vendimi i Prokurorisë së Durrësit mban datën 26 Tetor 2024 dhe urdhëron që konteinerët e sekuestruar të vendosen në një vend të sigurt sa i përket sigurisë mjedisore.

Po kështu, vendi ku do të ruhen konteinerët duhet të jetë i monitoruar me kamera si një element sigurie.

Prokuroria e Durrësit urdhëron gjithashtu që konteinerët nuk duhet të hapen pa prezencën e prokurorëve dhe i gjithë procesi duhet të jetë i monitoruar me kamera.

Anija “Moliva” mbërriti mëngjesin e sotëm në Durrës, pasi këto konteinerë me mbetje kishin për destinacion Tajlandën, por ky shtet i ktheu pas për shkak të dyshimeve që mund të përmbajnë mbetje të rrezikshme.

Në këtë mënyrë, anija u kthye në Shqipëri, pikërisht në vendin e origjinës nga ku u nis.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...