PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Më datë:

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për qarqet Durrës, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier, për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar nga qeveria që të bëjë “vlerësimin e plotë dhe objektiv në vlerën reale të dëmeve dhe kompensimin e plotë financiar për dëmet ndaj banorëve të prekur”.

“Ne deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë vlerësojmë se janë përmbushur kushtet dhe rrethanat sipas ligjit “Për miratimin e kritereve dhe procedurave për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat e prekura dhe konkretisht në qarqet Durrës, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier.

“Është e pakuptueshme arsyet se përse Këshilli i Ministrave nuk e ka ndërmarrë ende një procedurë të tillë, duke krijuar pasiguri tek qytetarët për përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore. Mosshpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të pamundësonte dëmshpërblimin e plotë të banorëve të prekur nga kjo situatë dhe do të ishte një akt i rëndë papërgjegjshmërie institucionale”, thuhet në kërkesën e PD-së.

Gjithashtu, grupi parlamentar i PD i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit që të marrë masat që Këshilli i Ministrave të informojë Kuvendin për situatën e krijuar, rreziqet që paraqiten dhe masat e marra për menaxhimin e situatës.

Letra i është drejtuar Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjyqi i Beqajt për Sterilizimin, SPAK kundërshton kërkesat e ish-ministrit

U mbajt sot në 17 korrik procesi gjyqësor në...

Ndërron jetë nëna e Kris Jenner, mesazhi prekës i saj

Momente të vështira po kalon Kris Jenner, e cila...

Apeli jep vendimin për vrasjen e Santiago Malkos: Selmani do të vuajë 28 vite burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...

Revolta vijon në shesh, protestuesit pas 48 ditësh: “Jo dialog me Ramën”

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike hyn...