SPAK kërkon 1.6 vite burg për ish-nënkryetarin e Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana

Më datë:

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 1.6 vite burgim për ish-nënkryetarin e Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana.

Ai akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera në dy raste të ndryshme.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjana përfiton ulje të dënimit në 1 vit. Në përfundim, SPAK kërkoi konvertim të dënimit me 2 vite shërbim prove.

Sipas SPAK, Granit Gjana dyshohet se ka penguar një kompani që të merrte pjesë në 2 tendera për “blerje karburanti” në vlerën 21 milionë Lekë.

Sipas akuzës, Gjana nuk ka pajisur në kohën e duhur me autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe kishte dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...