Prishtina në balotazh: Aleanca VV–Konservatorët kundër LDK–PDK–AAK–Nisma

Më datë:

Në Prishtinë garë e ashpër në balotazh: VV e Hajrullah Çekut përkrahet nga Konservatorët, ndërsa LDK e Përparim Ramës nga PDK, AAK e Nisma

Të dielën Prishtina vendos për drejtimin e katër viteve të ardhshme, ku në garën e balotazhit përballë janë Hajrullah Çeku nga Vetëvendosje dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Gara po shihet si më e ngushta e viteve të fundit dhe përkrahjet e reja kanë ndezur skenën politike në kryeqytet. Demokracia Konservatore ka vendosur ta përkrahë Hajrullah Çekun, duke i dhënë një shtysë të re kampit të Vetëvendosjes, veçanërisht në zonat ku ky subjekt ka ndikim të qëndrueshëm si Kodra e Trimave, zonen e Gollaku dhe lagjen Medresia Përfaqësues të Konservatorëve për Prishtinë thonë se vendimi është marrë në interes të zhvillimit të qytetit dhe për projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt tek qytetari.

932cb2b3 1a0b 4011 a311 405883e27713

Në anën tjetër, Përparim Rama ka siguruar përkrahjen të pa konfirmuara nga PDK, AAK dhe Nisma, duke bashkuar forcat opozitare në një front të përbashkët që synon ta rikthejë Prishtinën nën drejtimin e qendrës së djathtë tradicionale.

Sipas analistëve politikë, ky balotazh do të jetë ndër më të fortët ndonjëherë, ku çdo votë pritet të ketë peshë vendimtare. Çeku hyn në garë me mbështetje të re politike, ndërsa Rama me aleanca të gjera opozitare dhe përvojë në drejtimin e qytetit.

Qendrat e votimit hapen të dielën në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00. Prishtina është në prag të një përballjeje elektrizuese që do të përcaktojë drejtimin e saj për katër vite e arëdhshme

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...