29.5 C
Tirana

Presidenti kinez do të vizitojë Mianmarin javën e ardhshme

Më datë:

Presidenti kinez, Xi Jingping, javën e ardhshme do të realizojë një vizitë shtetërore në Mianmar me ftesë të presidentit të Mianmarit, Win Myint.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha se vizita e parë shtetërore e vitit 2020 dhe po ashtu vizita e parë shtetërore e presidentit kinez në Mianmar në 19 vitet e fundit do të zhvillohet më 17-18 janar.

“Global Times” raportoi se ekspertët kinezë besojnë se vizita ka një rëndësi strategjike për “diplomacinë e fqinjësisë” të Kinës.

Mianmari dhe Kina kanë marrëdhënie diplomatike me rrënjë të thella, të cilat u krijuan 70 vite më parë.

Sipas “Global Times”, “vendi i parë jo-komunist” që njohu Kinën pas themelimit të saj në vitin 1949 ishte Mianmari.

Sipas medias lokale, Mianmari po ashtu është vendi i parë që zgjidhi “çështjen e kufijve” me Kinën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

20 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 3 ende aktive. Përmirësohet situata në Parkun e Lurës

Tre vatra zjarri janë aktive në vend, ndërsa 17...

Skema Kombëtare, AZHBR: Financim 50% i kostove për certifikimin global GAP të produkteve

Certifikimi i prodhimeve bujqësore me “Global GAP”, është një...

“Paketa e Maleve”, Rama: 787 aplikime për investime në 5 ditë

 Vetëm 5 ditë pas hapjes së aplikimeve për masat...

Rama: Asistencë falas në përdorimin e platformës e-Albania pranë bashkive

Platforma e-Albania ofron sot 95% të shërbimeve publike të...