Presidenti Begaj: Tragjedi e vërtetë njerëzore

Më datë:

Presidenti i Republikës Bajram Begaj me anë të një postimi në Facebook ditën e sotme ka dërguar një mesazh ngushëllimi për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, teksa tha se ngjarja ishte një tragjedi e vërtetë njerëzore.

Begaj shkroi se Shqipëria do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse të gjitha shteteve që kontribuan në përballimin e pasojave të tij, kontribut që ishte jetik për mijëra familje.

Postimi i plotë:

Tërmeti i 26 nëntorit 2019, ishte tërmeti më i madh që goditi vendin tonë në 40 vjet, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë njerëzore si dhe dëme materiale të pallogaritshme. Mendimet tona shkojnë në kujtim të 51 viktimave të asaj ngjarjeje të dhimbshme.

Me mijëra shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, dhanë gjithçka nga vetja për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga pasojat e tërmetit.

Kontributi dhe forca e treguar nga populli shqiptar për të përballuar si një familje e madhe ato ditë të vështira, ende sot më emocionojnë e më japin shpresë për gjërat e mëdha që mund të bëjmë kur ekziston vullneti i përbashkët.

Shqipëria do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse të gjitha shteteve që kontribuan në përballimin e pasojave të tij, kontribut që ishte jetik për mijëra familje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Paralajmërimet ruse, Hoxha: Vendosmëria e Shqipërisë nuk lëkundet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Kryeministri: Dialog i hapur me “Reporterët pa Kufij” për rolin e medias

Kryeministri Edi Rama vijoi sot replikën në distancë me...

Kryebashkiaku i Tiranës mbetet në qeli pas rrëzimit të rekursit në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kryebashkiakut Erion...

Komisioni “Territorialja” me debate, Mazniku dhe Boçi përplasen për fjalën

Seanca dëgjimore e Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale...