U ndje keq teksa u përgjigjej gazetarëve, ish-futbollisti i Real Madrid pëson arrest kardiak menjëherë pas konferencës

Më datë:

Trajneri i Universidad de Chile, Fernando Gago, ka përjetuar një moment të rëndë shëndetësor pas ndeshjes së zhvilluar kundër O’Higgins, duke pësuar një infarkt menjëherë pas konferencës për shtyp.

Ish-futbollisti, tashmë 40-vjeçar, i njohur për karrierën e tij te Real Madridi dhe kombëtarja e Argjentinës, u pa duke shfaqur shenja të forta dhimbjeje gjatë një prej pyetjeve të gazetarëve. Pas një grimase të dukshme në fytyrë, ai piu një gllënjkë ujë dhe u largua menjëherë nga salla e konferencës.

Sipas raportimeve të mediave në Amerikën e Jugut, Gago u transportua me urgjencë në spital, ku gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Universidad de Chile ka konfirmuar gjendjen e trajnerit përmes një komunikate zyrtare, duke bërë të ditur se ai po kryen ekzaminime kardiovaskulare dhe nuk do të jetë i pranishëm në seancat stërvitore.

“Ju informojmë se trajneri ynë, Fernando Gago, po i nënshtrohet një sërë ekzaminimesh kardiovaskulare dhe nuk do të drejtojë stërvitjet sot. Fernando Gago ndodhet në gjendje të mirë dhe po shoqërohet nga stafi ynë mjekësor”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sipas informacioneve të fundit, gjendja e Gagos është e stabilizuar dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Alarm në Karaburun: flakët përfshijnë pyje dhe shkurre, situata kritike

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur këtë të...

Sy artificialë për robotët, të frymëzuar nga njeriu

Sy artificialë të frymëzuar nga syri i njeriut po...

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare regjisori i “Friends”, James Burrows! 

Regjisori legjendar amerikan James Burrows, i njohur për kontributin...

Gomonia lëvizte pa kontroll pasi drejtuesi kishte rënë në det, si është gjendja e të riut

Një gomone në Himarë, në zonën e “Kepit të...