Peleshi: Deklaratë e përbashkët në Kuvend kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Më datë:

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi sot në nisje të seancës parlamentare se ka një dakordësi të plotë me grupet parlamentare për hartimin e një deklaratë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë, e cila dënon vendimin për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi për krime lufte.

Peleshi e cilësoi vendimin si një ngjarje me rëndësi të veçantë, duke theksuar edhe peshën që ai mbart për Kosovën dhe shqiptarët.

“Dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj katër ish-udhëheqësve të të UÇK-së, të cilët udhëhoqën luftën çlirimtare të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Ky vendim përbën një moment të rëndësishëm dhe të  dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare”, theksoi Peleshi.

Kryetari i Kuvendit bëri të ditur gjithashtu se Kuvendi i Shqipërisë do të përcjellë një deklaratë të përbashkët lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale.

“Në dakordësi të plotë me grupet parlamentare sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët nëpërmjet Kuvendit, përmes të cilës do të shprehim qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për këtë zhvillim”, u shpreh Peleshi.

Peleshi tha se “Komisioni për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme po finalizon tekstin e deklaratës”.

Gjykata Speciale e Hagës shpalli dje fajtor ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për krime lufte duke e dënuar me 25 vjet burgim, sikundër edhe Jakup Krasniqi, ndërsa Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim dhe Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u akuzuan me pretendimin për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë përndjekje, vrasje dhe torturë. Ata u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha sulmon qeverinë për “KAYO”: Niko, bëhu gati, vjen zëvendësuesi yt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja Kuvendit...

Aksioni qytetar vijon, protestuesit bllokojnë Rrugën e Elbasanit

Ndërsa parlamenti po zhvillon punimet sot në 17 shtator,...

Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve votohet sot në Kuvend

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Alarm nga WMO: Rezervat e ujit në botë janë në rënie

Burimet ujore në mbarë botën janë bërë më të...