Aksioni qytetar vijon, protestuesit bllokojnë Rrugën e Elbasanit

Më datë:

Ndërsa parlamenti po zhvillon punimet sot në 17 shtator, jashtë sallës së Kuvendit vijon protesta e qytetarëve kundër qeverisë.

Një përleshje e ashpër u regjistrua mes policisë dhe protestuesve.

Protestuesit thanë se është e padëgjuar, që efektivët përplasen me vajza.

“Nuk keni turp, përplaseni me vajza”, thanë disa nga personat e pranishëm në tubim.

Policia ka bërë thirrje herë pas here me megafon që të lirohet rruga, sepse pengimi i rrugëve përbën vepër penale.

Po me megafon, protestuesit janë përgjigjur, duke thënë se vjedhja e fondeve publike është vepër penale akoma më e rëndë dhe që dëmton të gjithë shoqërinë.

Nuk ndalet aksioni qytetar. Protestuesit kanë bllokuar me kosha mbeturinash rrugën e Elbasanit, ndërkohë që policia ka zbarkuar në këtë zonë.

Sakaq, kjo e fundit ndërhyri dhe shoqëroi një protestues, i njohur ndryshe si ‘djali i pankartës’, që prej 110 ditësh mban në krahët e tij gjatë protestave pankartën.

Policia ia hodhi pankartën Ani Markut te Ura e Lanës.

Qytetarët në shenjë kundërshtie ndaj klasës politike kanë përmbysur dy kazanë mbeturinash në afërsi të selisë së PD, ndërkohë ka një numër të madh të policisë.

Sakaq, paralelisht po mbahet seanca plenare e radhës, ndërsa qytetarët nuk janë lejuar që t’i afrohen Kuvendit, zonë që është bllokuar me gardh metalik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Vendim kafkian”, avokatët e Veliajt kritikojnë vendimin e Gjykatës së Lartë

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë...

Skandali në Postën Shqiptare, Mataj në pranga, bashkëshorti merr detyrë në Bashkinë e Durrësit

Rreth dy muaj pas arrestimit të ish-drejtoreshës së Postës...

“Nuk duhet të dorëzohemi”, djali i Jakup Krasniqit: Do vazhdojmë të kërkojmë drejtësi

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ishte ditën e...