Pekini reagon ndaj kritikave të Kallas: Evropa dhe Kina nuk janë kundërshtare

Më datë:

Qeveria kineze ka reaguar ashpër pas qëndrimve të forta që përfaqësuesja e BE për politikën e Jashtme, Kaja Kallas, mbajti ndaj Kinës. Kallas e për mbështetjen që kjo i jep Rusisë në luftën kundër Ukrainës, për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për praktikat tregtare të padrejta.

“Evropa dhe Kina kanë histori, kultura dhe vlera të ndryshme. Këto dallime nuk duhet t’i bëjnë ato kundërshtare, e aq më pak të nxisin përplasje,” deklaroi ministri i Jashtëm kinez Wang Yi. “Evropa sot përballet me shumë sfida, por asnjë prej tyre nuk është shkaktuar nga Kina, as në të kaluarën, as tani dhe as në të ardhmen,” shtoi ai.

Shefi i diplomacisë kineze tha gjithashtu se të dyja palët duhet të respektojnë njëra-tjetrën, të mësojnë nga njëra-tjetra dhe të përparojnë së bashku.

“Kina shpreson që Europa të ketë një qasje më objektive dhe më pragmatike ndaj saj,” theksoi ai.

Komentet e Wang Yi nuk lënë përshtypjen e një marrëdhënieje të harmonishme përpara samitit BE-Kinë që do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Pekin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...