PD i përgjigjet Ramës: Kryeministri në ikje nuk i beson më as vetë premtimet boshe që thotë. Ne do fillojmë anëtarësimin e vendit në BE

Më datë:

Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se kryeministri në ikje, nuk i beson më as vetë premtimet boshe që thotë.

PD thekson se me ardhjen në pushtet, do të nisë edhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS, FLORIANA GARO

Kryeministri nё largim, pas 8 viteve dёshtime, Rama sёrisht iu drejtua shqiptarёve me premtime boshe. Edhe vetё Rama nuk i beson mё vetes sё tij dhe atyre qe thote.

Cdo shqiptar e ka te qarte se Rama ka dёshtuar dhe e ka bllokuar Shqipёrinё nё 8 vite. Ai nuk mund tё sjellё ndryshimin aq shumё tё nevojshёm pёr vendin. Ndёrsa vende tё ngjashme me ne, arritёn tё kishin sukses, Shqipёria dёshtoi pёr shkak tё Edi Ramёs.

Te gjithe shqiptaret e kane te qarte që vendi ynë nuk mund të vazhdojë kështu.

Njerëzit që do ta sjellin ndryshimin jeni ju! Te gjithe qytetaret e Shqipërisë që do të dilni të votoni më 25 prill do votojne për ndryshimin, për shpresën, per nje te ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Ne do të fillojmë procesin më të rëndësishëm për Shqipërinë: anetaresimin në Bashkimin Europian. Do të marrë kohë, por ne do ta bëjmë realitet.

Ёshtё koha pёr ndryshim. Sёbashku ne do tё sjellim ndryshimin dhe Shqipёria do tё fitojё.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës/ Shtyhet seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, caktohet data e re e gjyqit

Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe...

Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore kalon në varësi të Ministrisë së Mjedisit

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural shqyrtoi sot...

FED invest në mesin e pjesëmarrësve të konferencës së mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe...

Ervin Salianji depoziton zyrtarisht kërkesën në PD, kundërshton përjashtimin nga gara për kryetar

Ish-deputeti demokrat e ka depozituar kërkesën zyrtare pranë Kryesisë...