Përplasje mes dy firmave që operojnë në Aeroportin e Vlorës, bllokohet hyrja e punëtorëve

Më datë:

Një situatë tensioni është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, ku është shënuar një përplasje mes dy kompanive që janë të angazhuara në punimet e aeroportit.

Sipas informacioneve paraprake, përfaqësues dhe punonjës të njërës prej firmave kanë penguar hyrjen e punëtorëve të kompanisë tjetër, duke mos i lejuar të futen në kantier dhe të vijojnë punën.

Nga ana tjetër, kompania që është penguar pretendon se ka të drejtë ligjore për të ushtruar aktivitetin e saj në këtë projekt, ndërsa pala kundërshtare argumenton se hyrja e tyre në kantier është e paautorizuar.

Përplasja mes dy firmave të ndërtimit të aeroportit. Punonjësit e kompanisë Mabco dhe nënkontraktorëve të tyre janë telefonuar mbrëmjen e kaluar dhe njoftuar se nuk duhet të vinin në punë ditën e sotme.

Megjithatë duke mos pasur komunikim zyrtar, punonjësit janë prezantuar në punë por nuk janë lejuar të hyjnë brenda ambienteve të aeroportit.

Bëhet fjalë për punonjësit që punojnë brenda terminalit, në ambientet e jashtme dhe zjarrfikëse.

Afati i këtyre firmave që u ndaluan për përfundimin e punimeve është fundi i muajit maj me të drejtë shtyre edhe 3 muaj, pra gushti është afati përfundimtar.

Përfaqësues të kompanisë Pacolli thonë se nuk kanë asnjë lajmërim zyrtar për asnjë zhvillim. Ndalimi i punonjësve është bërë në mënyrë të padrejtë dhe jashtëligjshme.

Dy kompanitë thotë Ismet Pacolli gjenden në gjykatë dhe është drejtësia që vendos për vijimin. Sipas tyre është firma VIA ajo që ka ndaluar hyrjen e punonjësve (Via pjesë e konsorciumit).

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës/ Shtyhet seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, caktohet data e re e gjyqit

Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe...

Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore kalon në varësi të Ministrisë së Mjedisit

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural shqyrtoi sot...

FED invest në mesin e pjesëmarrësve të konferencës së mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe...

Ervin Salianji depoziton zyrtarisht kërkesën në PD, kundërshton përjashtimin nga gara për kryetar

Ish-deputeti demokrat e ka depozituar kërkesën zyrtare pranë Kryesisë...